Ledri po kalon kohë në Amerikë, shoqërohet me modelen e njohur shqiptare

11:37 | 10 Shtator 2019

Ledri Vula po kalon disa ditë në Amerikë.

Reperi është zbuluar se po gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një fotoje ku shihet pranë modeles Lorena Haliti.

Dyshja shihen duke e luajtur një lojë biliard, kurse përderisa ata po argëtohen, bashkëpunëtorja e Ledrit, Adea, duket se është e mërzitur dhe e ka nxënë gjumin pikërisht mbi tavolinën ku ata po luajnë lojën, shkruan Gazeta Express.

Ledri dhe Lorena duket se e kanë mbajtur shoqërinë, pas bashkëpunimit që kanë bërë për këngën ‘Rio’ të Ledrit, ku modelja ka qenë prezente në videoklip.

Nuk dihen arsyet e udhëtimit të Ledrit për në SHBA, por reperi mund të jetë duke punuar në një projekt të ri, dhe si bashkëpunëtore ka sërish Lorenën dhe ‘të përhershmen’ Adean.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara