Lady Gaga vjen me linjë të kozmetikës

01:05 | 11 Korrik 2019

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Lady Gaga, shumë shpejtë do të lansojë në treg linjën e saj të kozmetikës.

Kjo linjë e Gagas quhet “Haus Laboratories” dhe do të ketë brenda grim për sy, buzë dhe fytyrë.

Këtë e bëri të ditur këngëtarja me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.

https://www.instagram.com/p/BztP4qeFFiw/

Ajo tha se pas disa ditëve pritet që linja e kozmetikës të jetë në treg.

“Kur kam qenë e re, unë kurrë nuk jam ndjerë e bukur. Kështu teksa përpiqesha të gjeja bukurinë në vete atë e gjeta tek grimi”, ka shkruar Gaga në Instagram.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara