Lady Gaga nominohet për Globin e Artë

17:09 | 6 Dhjetorë 2018

Performanca e Lady Gagas në ‘A Star is Born’ i ka dhënë asaj nominimin për aktoren më të mirë në ndarjen e çmimeve për Globin e Artë.

Bradley Cooper gjithashtu është i nominuar për regjinë dhe performancën në ribërjen e mjuzikllit, transmeton portali arbresh.info.

Olivia Colman është një nga të nominuarat në kategorinë aktorja më e mirë për filmin ‘The Favourite’, sikurse është edhe Rachel Weisz.

Olivia Colman

Rosamund Pike është e nominuar për kategorinë aktorja më e mirë në një dramë, në krah të Lady Gagas, për rolin e saj në filmin biografik të Marie Colvin, ‘A Private War’.

Ndërkohë, Colman do të konkurrojë për aktoren më të mirë në një çmim muzikor ose komedi me Emily Blunt, e cila luan rolin kryesor në Mary Poppins Returns./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale