Kylie vazhdon festën luksoze të ditëlindjes në Itali

10:11 | 14 Gusht 2019

Miliarderja më e re në botë, Kylie Jenner, është duke qëndruar akoma në Itali, derisa po feston ditëlindjen e 22-të bashkë me familjen.

Bukuroshja tash e një javë ka nisur festën e ditëlindjes, teksa pagoi një jaht 200 milion dollarësh, për t’u argëtuar më njerëzit e afërm të saj.

Në këtë jaht luksoz përfshihet një teatër, një sallon bukurie, saunë dhe pishinë, e po ashtu edhe një helioport.

View this post on Instagram

Hell of a LIFE 💙💙💙🌊

A post shared by Kylie ✨ (@kyliejenner) on

Marrja me qira e kësaj ‘varke’ sipas tabloideve të huaja një javë kushton 1 milion dollarë, por kjo nuk e pengon Kylien, e cila u emërua miliarderja më e re në fillim të këtij viti.

Jenner lansoi edhe linjën e re të kozmetikës, për të cilën u shfaq komplet nudo dhe bashkëpunoi për herë të parë me Kim Kardashian.

Përndryshe, Kylie tash e një kohë po shijon lidhjen me Travis Scott, ku vitin e kaluar u bë nënë për herë të parë e një vajze të quajtur, Storm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara