Kylie Minogue surprizon fanses e saj

16:44 | 22 Qershor 2015

Fansja më e madhe e Kylie Minogue, Bryony Charles, që punon si vullnetare në një ambulancë, ka munguar në koncertin e Kyliet në Cambridgeshire, pasi e ka lënduar këmbën për çka i është dashur ti nënshtrohet një operacioni.

Këngëtarja australiane sapo e ka marrë vesh lajmin, i ka dërguar fanses së saj letër me autograf dhe një video mesazh ku i dëshiron shërim të shpejtë.

Kylie, në këtë video, i ka thënë adhurueses së saj se ka menduar për të gjatë gjithë koncertit të saj.
Nëna e Charles, ka treguar në mendia për emocionet e të bijes dhe lotët e saj.

Ajo, ka thënë se janë falënderues ndaj këngëtares së famshme, pasi ajo është motiv për vajzën. ‘’Falenderojmë Kylien dhe gjithë stafin menaxhues që kanë menduar për vajzën tonë. Kur e kemi parë video-mesazhin, ishte diçka e pa besueshme dhe unë kam qarë bashkë me të bijen’’, tha nëna e Bryony Charles.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara