Kylie Jenner shfaqet komplet e zhveshur në Instagram, në foton përqafuar me të dashurin e saj

15:55 | 11 Shtator 2019

Kylie Jenner ka pozuar e zhveshur.

Miliarderja është shfaqur në përqafimin e të dashurit të saj, në foton e parë nudo të postuar në Instagramin e saj.

Kylie me këtë pozë ka paralajmëruar numrin e ri të revistës ‘Playboy’, për të cilën ajo modelon në fotot më provokative të mundshme.

Fotoja ka arritur të marrë 13 milionë pëlqime në kohë rekorde, duke arritur kështu që sërish me një nga fotografitë e saj të hyjë në listën e fotove më të pëlqyera në Instagram të të gjitha kohëve.

Kylie ka befasuar të gjithë me këtë veprim, pasi miliarderja zakonisht bën postime provokuese por asnjëherë nuk ka pozuar komplet e zhveshur.

Disa madje po thonë se ajo po tenton të imitojë motrën e saj, Kim Kardashian, për të marrë vëmendje edhe më shumë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara