Kylie Jenner dhuron shumën e madhe në luftën kundër koronavirusit

18:30 | 26 Mars 2020

Krahas gjithë donacioneve të bëra nga njerëzit e famshëm, listës i shtohet edhe Kylie Jenner, e renditur së fundmi në listën e më të pasurve nën 30 vjeç nga Forbes. Kësaj radhe kemi të bëjmë me një donacion për spitalet e Los Angeles, të cilët po mbajnë në trajtim personat e infektuar me Covid-19 e që kanë nevojë për furnizime të vazhdueshme, me mjete mjekësore.

Lajmin e bëri të ditur me anë të një njoftimi, Dr. Thais Alibaldi, doktoresha e Kylie Jenner, e cila e shprehu dhurimin e 1 milionë dollarëve si një gjë të jashtëzakonshme nga ana e Jenner.

Alibaldi shkroi:

Jam e lumtur, sytë i kam të mbushur me lot gëzimi dhe zemrën të tejmbushur me mirënjohje. Shpreha një dëshirë duke i kërkuar “universit” të na ndihmonte të mblidhnim sa më shumë maska mbrojtëse dhe mjete të tjera mjekësore për gjithë stafin dhe sot, ëndrra ime u bë realitet! Një nga pacientet e mija, një ëngjëll i bukur, sapo dhuroi 1 milionë dollarë në ndihmë të personelit mjekësor.

Nuk jam ndjerë kurrë më e bekuar në këtë profesion, veçse sot pasi me ndihmën e Kylie kemi më shumë mundësi të bëjmë punën tonë dhe t’i përgjigjemi pacientëve. Nga thellësia e zemrës, faleminderit Kylie Jenner! Ky donacion gjeneroz do të shpëtojë shumë jetë njerëzish dhe bota jonë është sigurisht më e bukur me ty në të, të dua shumë!

Në këtë postim, Jenner më pas është përgjigjur: “Të dua dhe faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen që vendos në çdo gjë që bën! Je një ëngjëll në tokë.”

Gjithashtu, Kylie ka inkurajuar ndjekësit e saj të qënndrojnë brenda për ngadalësimin e përhapjes së virusit, duke shkruar ditën e djeshme në llogainë e saj në Instagram: “Sot është java e dytë që ndodhem e izoluar në karantinë. Të gjithë bashkë mund t’ja dalim, le ta marrim seriozisht këtë!”

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara