Ky është aktori shqiptar i cili do të jetë pjesë e filmit ‘Fast &Furious 8’

10:34 | 6 Prill 2017

Bëhet fjalë për aktorin Erand Hoxha, të cilit regjisori i ka besuar rolin e një pjesëmarrësi në garat e shpejtësisë.

Një shqiptar është pjesë e kastit të aktorëve të ‘Fast & Furious 8’, ku premiera e evropiane e filmit ka qenë në Berlin.

Bëhet fjalë për aktorin Erand Hoxha, të cilit regjisori i ka besuar rolin e një pjesëmarrësi në garat e shpejtësisë.

Ndërkaq aktorët e famshëm të Hollivudit, Vin Diesel, Charlize Theron dhe F. Gary Gray u pritën nga qindra adhurues entuziastë, shkruan gazeta shqiptare.

Makinat që fluturojnë në rrugë, ndjekjet e vështira dhe shpërthimet, edhe këtë herë vijnë me shumicë, por në filmin më të fundit të sagës shfaqen edhe një sferë e madhe metalike, një tank dhe një nëndetëse.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara