“Kush ka faj”, së shpejti nga NRG Band

14:36 | 29 Tetor 2020

Grupi i njohur muzikor, “NRG Band”, ka nisur përgatitjet për projektin e ri muzikor.

Këtë e bëri të ditur vokalisti i labelit, Besnik Qaka, i cili ka ndarë një video të shkurtër nga videoklipi në llogarinë personale Instagram.

Ai tregon se projekti publikohet së shpejti, ndërsa nuk ka zbuluar një datë të saktë të plasimit.

Klipi duket të jetë i veçantë dhe siç shihet mezi po pritet edhe nga fansat e artistëve.

Ditë më parë, Besniku realizoi përpunimin e këngës “Relacion” të Rosalia në gjuhën shqipe, e cila u prit mirë edhe nga publiku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara