Kujt do ti trokasin në derë Justin Bieber, Ariana Grande dhe Rita Ora ?

15:45 | 16 Korrik 2015

Justin Bieber, Ariana Grande dhe Rita Ora së shpejti do të jenë fytyrat bashkëpunuese të series më të re të emisionit “Knock Knock live” në Fox, program ky i cili u bënë surpriza shikuesve në të gjithë SHBA-në.

Shikuesit jo vetëm që do t’i kenë në shtëpi disa prej njerëzve më të famëshëm, por do të kenë mundësi edhe të fitojnë shpërblime të pabesueshme.

Përveç Bieber, Grande dhe Ora, Fox ka konfirmuar gjithashtu se Robin Thicke, Martha Stewart, lojtari i golfit Bubba Watson dhe Rob Gronkowski do të jenë pjesëmarrës në këtë emision.

“Knock Knock Live” ka premierën e tij të martën, më 21 korrik në orën 21:00 në Fox.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara