Kryeministri Rama nuk i bëri follow në Instagram, Enca ‘hakmerret’ në mënyrën më të mirë të mundshme

01:11 | 17 Qershor 2019

Enca Haxhia në mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ku foli për shumë gjëra që po ndodhin në jetën, karierrën e saj si dhe për suksesin e këngës së fundit.

Në një pjesë të intervsitës ajo u bë edhe pjesë e një loje ku i duhet të zgjidhte mes personazheve të njohur të ekranit, artistë, moderatorë, politikanë etj, për të gjetur mashkullin perfekt.

Në mes të lojës u shfaq edhe foto e kryeministrit Edi Rama dhe këngëtarit Muharrem Ahmetit me të cilin Enca së fundmi ka realizuar edhe një këngë. Haxhia zgjodhi Muharremin sepse se Rama nuk i ka bërë follow në ‘Instagram’.

‘Edi Rama nuk më ka follow kështu që mirupafshim’, tha Enca, duke bërë kshu një ‘hakmarrje’ perfekte për faktin që ai nuk e ndjek ende.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara