Krasniqi: Axha Adem, faleminderit për gjithçka që i dhurove skenës artistike shqiptare

17:01 | 15 Shtator 2020

Sot në moshën 81- vjeçare ka ndërruar jetë një prej aktorëve më të shquar shqiptar, Adem Mikullovci.

Aktori po kujtohet nga figurat politike dhe të artit në vend për jetën dhe veprën që la pas, shkruan portali arbresh.info

Emra të njohur, kolegë e artistë i kanë dhënë lamtumirën e fundit aktori përmes statuseve në rrjetet sociale.

E ndër to ishte edhe kolegia e tij aktorja, Teuta Krasniqi, e cila ka shkruar një dedikim tejet prekës me rastin e humbjes së Mikullovcit.

Ajo tregon se ishte vetëm 17 vjeçe kur aktori tashmë i ndjerë ia besoi një rol në komedinë e tij përkrah aktorëve: Xhejlane Godanci dhe Adhurim Demi.

Postimi i plotë i Teuta Krasniqit:

“Axha Adem, isha vetëm 17 vjeçare kur ma besove nje rol ne komedine tende te njohur asokohe. Duke fluturuar nga gezimi erdha ne xhirime. Skena ime ishte bashke me dy aktoret e mrekullueshem, Xhejlane Godanci dhe Adhurim Demi.

Trema e paspjegueshme… por axha Adem ishte shume mirekuptues. Pas perfundimit te xhirimit, axha Adem me dha nje zarf, nuk e kisha as idene pse po ma jep ate zarf, gjëja e fundit qe kisha pritur ishte te merrja honorar per punen qe sapo bera dhe ndjehesha qe une duhej te bëja edhe më shume falenderime qe po ma plotëson ëndrrën time për t’u bëre aktore, por axha Adem me trajtoj sikur te isha aktore profesioniste. Xhirimet bëheshin ne ( atëkohë ) Hotel “Iliria” dhe nuk do ta harroj kurr ndjesine qe kisha kur dola nga aty. E lumtur, e përmbushur, sikur fluturoja nga ndjenja qe tashme une hyra ne mesin e aktorëve qe gjithmone i kisha dashur dhe kisha ëndërruar te luaj me ta. Këtë ëndërr e bëri te mundur axha Adem i cili vetëm me reference te Adhurimit, me kishte marr në projektin e tij. Për shumë vite tjera vazhdova te jem pjese e projekteve te axhes Adem, bashkë me kastin e aktorëve me te mirë e të dëshmuar te kohës.

I kam thënë shume herë “Faleminderit” por dua ti them prap. Axha Adem, faleminderit per gjithë cka i dhurove skenes artistike Shqiptare, faleminderit që ma shtove dashurinë për profesionin tonë te shenjtë, faleminderit edhe për barcoletat tua të vecanta që nuk pritoje asnjehere ti perserisje vetem për te na bërë te qeshim. Jemi me fat qe te kishim. Pusho i qetë”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara