Korea e Jugut destinacioni i radhës për Rita Orën

16:31 | 14 Gusht 2019

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon turneun e saj të koncerteve “Phoenix”, në kuadër të promovimit të albumit të saj të fundit me të njëjtin emër.

Pas koncerteve të mbajtura në Portugali dhe Itali, Rita së fundmi është drejtuar drejt një vendi mjaft të largët.

Fjala është për Korenë e Jugut, në të cilin shqiptarja do të mbajë koncertin e saj të radhës.

Rita ka publikuar në InstaStory një video nga momenti kur bënë dorëzimin e pasaportës së saj në kufi.

Ndërkohë më pas, motra e saj hodhi në InstaStory disa imazhe ku shfaqet momentin kur është mirëpritur nga dhjetra fansa atje, të cilët e kanë befasuar me prezencën e tyre këngëtaren.

Numri i personave që dëshirojnë të marrin një autograf dhe të bëjnë fotografi me Ritën është i madh, me çka vërteton që ajo numëron me miliona fansa anë e kënd globit. 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara