Kjo është shuma marramendëse e pasurisë së Rita Orës

00:28 | 16 Maj 2019

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, e cila ka prekur majat e suksesit nëpër botë, është bërë një ndër emrat më të njohur e të suksesshëm të muzikës.

Rita Ora me çdo këngë të re dhe me çdo paraqitje korrë sukses dhe gjithmonë në media ka një vend të lirë për të.

27-vjeçarja është listuar në njerëzit më të pasur dhe emri i saj përmendet në “The Sunday Times Rich List”.
Sipas të dhënave, pasuria e Rita Orës kap shifrën prej 18 milionë eurove, pasuri e fituar nga albumi i saj si dhe kontratat fitimprurëse me firmat e njohura të veshjeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara