Kjo është aktorja më e paguar për vitin 2017

16:49 | 17 Gusht 2017

Emma Stone është paguar më shumë se çdo aktore tjetër këtë vit.

Ylli i “La La Land” ka arritur të fitojë rreth 26 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit dhe pjesa më e madhe fitimeve të kësaj periudhe i detyrohet suksesit të muzikalit hollivudian.

Stone mposht kështu emra të njohur si Jennifer Anniston, Emma Watson dhe Jennifer Lawrence, e cila kryesonte listën e vitit 2016 me 24 milionë dollarë e që tani duhet të kënaqet me vendin e tretë.

Fitimet e Stone llogaritet të jenë rritur me 160% krahasuar me një vit më parë, kur siguroi 10 milionë dollarë./Klankosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara