Kim Kardshian reklamon të brendshmet me poza të zjarrta

16:26 | 16 Nëntor 2019

Ylli televiziv, Kim Kardashian ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi mjaft të zjarrta.

Edhe pse nënë e katër fëmijëve, Kim dukej e tonifikuar ndërsa bënte lëvizjet mbresëlënëse veshur me kostum të zi nga marka e saj SKIMS, shkruan DailyMail, përcjell portali arbresh.info

Përveç fotografisë gjatë ushtrimeve, Kim postoi edhe një tjetër imazh ku mesa duket shihej që po bënte joga. Ylli e kishte veshur kostumin e saj, ndërsa flokët e zeza e kishte kapur dhe lëshuar prapa.

“Pas ndryshimit të emrit, ne kemi dashur të sigurohemi që nuk kemi humbur ndonjë produkt origjinal, kështu që ne u përpoqëm dhe testuam qindra qasje të ndryshme për të hequr markën e vjetër për të siguruar që ruajtëm gjithçka”, ka deklaruar Kim.


“Këto janë pjesët origjinale që po sjellim përsëri në 20 nëntor”, njoftoi ajo fansat e saj për detajet më të përditësuara të linjës së saj të re. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara