Kim Kardashian zbulon gjinin e bebes

17:04 | 22 Qershor 2015
Pas shumë thashethemeve për gjinin e bebes së Kim Kardashian, tashmë konfirmohet se ajo pret një djalë.

Kim Kardashian zgjodhi Ditën e baballarëve për ta konfirmuar se ajo dhe Kanye Ëest janë duke pritur një djalë.

Ajo e zbuloi lajmin përmes një postimi në Twitter, ku shkroi: “ Ti je një baba i mirë për North dhe do të jesh më i miri edhe për djalin tonë “.

Se çifti janë duke pritur djalë është përfolur edhe nga mediat.


Përndryshe çifti është duke shijuar një kohë emocionuese, pasi që muajin e kaluar festuan përvjetorin e tyre të parë të dasmës dhe jaën e kaluar kanë festuar ditëlindjen e vajzës së tyre në Disneyland.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara