Kim Kardashian pozon e lumtur pranë burrit dhe fëmijëve

09:12 | 26 Mars 2020

Ylli me famë botërore, Kim Kardashian, është një prej personazheve më të ndjekura në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, teksa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese, shkruan portali arbresh.info

Kur bota po përballet me Covid-19, ajo ka zgjedhur që kohën ta kaloj me familjen e saj.

Ajo publikoi një fotografi teksa shihej e lumtur pranë fëmijëve të saj dhe burrit Kanye West, ata shihen të gjithë të buzëqeshur dhe të lumtur me njëri-tjetrin.

Fotografia ka marrë me mijëra pëlqime e reagime nga ndjekësit e saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara