Kim Kardashian e nis ditën me një foto nga shtrati

18:46 | 11 Janar 2019

Kim Kardashian ka nisur ditën me një fotografi joshëse nga shtrati.

Kim Kardashian ka provokuar gjysmë e zhveshur nga shtrati, teksa uronte ndjekësit për ditë të mbarë, shkruan lajmi.net.

Bukuroshja mbante një jastëk në prehër, me të cilin mbulonte pjesët intime, kurse mbishkrimi që i la fotos është “Mirëmëngjesi”.

Kujtojmë që Kim është ndër të famshmet më të ndjekura në rrjetin social Instagram.

Sa i përket jetës private, Kim është nënë e tre fëmijëve, kurse po pret të bëhet me fëmijën e katërt, këtë herë nga një nënë surrogate.

Shpërndaje në rrjete sociale