Kida ndryshon stilin e flokëve

10:28 | 3 Qershor 2020

Kohëve të fundit kemi parë shumë sete fotografike të këngëtares së njohur Orhidea Latifi – Kida.

Bukuroshja, e cila ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor për fansat, po vazhdon të jetë aktive me imazhe të ndryshme në rrjetet sociale, shkruan portali arbresh.info

Së fundi, artistja ka ngjyrosur një pjesë të flokëve me ngjyrë vjollcë, më ndryshe nga koleget e saj, tek të cilat nuk kemi parë stil të tillë të flokëve.

Ndërkaq, “Paranoia” titullohet projekti i saj muzikor të cilin e ka paralajmëruar kohë më parë, por që ende nuk e ka caktuar datën për lansim. /i arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara