Khole Kardashian shoqëron fansin në mbrëmjen e maturës

12:47 | 2 Qershor 2019

Khloe ka kaluar një periudhë të vështirë muajt e fundit, por duket se ka vendosur të ecë para dhe të shijojë çdo moment në jetën e saj. Madje, po mundohet të ndajë pak kohë të vlefshme edhe me fansat. Së fundmi, Khloe ka shoqëruar një prej fansave të saj në mbrëmjen e maturës dhe nuk kishin si të mos tërhiqnin vëmendjen e të gjithëve, por edhe atë të mediave.

Fansi i saj quhet Narbeh dhe sipas tij, ai me Khloe-n u njohën nga rrjetet sociale. Khloe ndjek llogarinë e tij dhe atë që Narbeh i ka dedikuar Khloe-s, ku poston vazhdimisht foto e video të familjes Kardashian. Ata komunikojnë shpesh me mesazhe në Instagram dhe Narbeh arriti që për mbrëmjen e maturës të kishte shoqëruesen e ëndrrave. Në llogarinë e tij, i riu postoi pafund foto me shoqëruesen e tij. Nëse i shihni me kujdes fotot, Khloe ka edhe një mikrofon që do të thotë, se me shumë mundësi, kjo ngjarje do të transmetohet edhe në episodet e ardhshme të “Keeping Up With the Kardashians”.

Për momentin po mjaftohemi me gjestin e ëmbël të Khloe-s dhe me fotot që po qarkullojnë ngado.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara