Khole Kardashian shoqëron fansin në mbrëmjen e maturës

09:52 | 3 Qershor 2019

Khloe Kardashian është një nga motrat më të njohura të familjes Kardashian-Jenner. Së fundmi ajo është bërë temë e medieve lidhur me një befasi të veçantë që i ka bërë një prej fanseve të saj më të zjarrtë. Megjithëse e angazhuar në aktivitetet e saj të shumta, Khloe ka gjetur kohën që të bëhet partnerja e fansit të saj Narbeh në mbrëmjen e tij të maturës, transmeton gazeta “Zëri”.

Narbeh i cili ka përfunduar mësimet në “Hoover High School” në Glendale, CA, u shoqëruar në mbrëmje nga bukuroshja e familjes Kardashian, Khloe.

Ai njihet si një prej fansave të saj më të zjarrtë, teksa edhe në rrjetin social “Instagram” ka një llogari të hapur me emrin, Narbeh Kardashian, i ndjekur nga rreth 236 mijë persona.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja takohen, pasi Narbeh ka pasur rastin ta takojë idhullin e tij edhe në një eveniment, të mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar.

Khloe gjithashtu më parë i ka dërguar edhe video-mesazhe për ditëlindje fansit të saj. Fotografitë e maturës së Narbehit kanë bërë xhiron në mediet ndërkombëtare dhe këtë datë duket se ai nuk do ta heqë kurrë nga mendja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara