Khloe Kardashian reagon pas skandalit të tradhtisë

14:46 | 12 Qershor 2019

Khloe Kardashian ka folur rreth tradhtisë së partnerit.

Khloe Kardashian dje Tristan Thompson tash e një kohë i kanë dhënë fund lidhjes.

Në medie kishte bërë bujë edhe deklarata e ish-partneres së Thompson, e cila tha se ai kishte nisur lidhjen me Khloe gjatë kohës kur ajo po priste fëmijë me të.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar vetë Khloe, e cila tha se nuk e kishte atë qëllim asnjëherë, madje shtoi se Tristan kishte bërë që ata të ishin bashkë.

“Jam e zhgënjyer që më duhet ta postoj këtë por… Më duhet ta them të vërtetën. Merreni si të doni. E vërteta ime është se: E takova Tristanin sepse ai vendosi të dalë në një takim me mua pa u parë më parë. Një mik i përbashkët na prezantoi. Pas disa takimeve, Tristan më tha se kishte një ish, e cila ishte shtatzënë. Sigurisht, pas kësaj kisha dyshime nëse duhej ta vazhdoja njohjen. Më vuri të flisja me njerëzit e tij më të afërt, më tregoi prova fizike dhe më lidhi në telefon me avokatët e tij për të provuar se kishte të drejtë. Miqtë e tij më të ngushtë, partnerët në sipërmarrje dhe madje edhe mamaja e tij më thanë se Tristan dhe ishi i tij ishin ndarë para se ne të takoheshim. Kjo është e vërteta ime. E vërteta që kam besuar unë. Nëse për ndonjë arsye kjo nuk është e vërteta faktike, do më vinte tmerrësisht shumë keq nëse Tristan dhe miqtë e tij të afërt do të gënjenin për diçka të tillë”, shkruan Khloe.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara