Kevin Hart paditet për 60 milionë dollarë

11:26 | 17 Shtator 2019

Kevin Hart dhe disa të tjerë janë paditur për shumën 60 milionë dollarë nga modelja Montia Sabagg për videokasetën e seksit.

Në padi, Sabagg pretendon se ajo ishte filmuar fshehtas duke bërë marrëdhënie me komedianin në një hotel në Las Vegas, transmeton portali arbresh.info.

Montia Sabagg-Kevin Hart

Sabagg akuzon Hart, ish mikun e tij Jonathan Todd Jackson, the Cosmopolitan dhe disa kompani të tjera për shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional, shkelje të intimitetit dhe neglizhencë.

Në padi, Sabagg pretendon se ajo “nuk kishte njohuri që veprimtaria intime” e përshkruar në pamjet e saj dhe Hart “ishte duke u regjistruar”.

Sipas padisë, video është publikuar në internet në shtator 2017.

Në atë kohë, Hart pretendoi se ai ishte duke u zhvatur dhe Jonathan Todd Jackson u arrestua dhe u akuzua për zhvatje, por ai nuk e ka pranuar se është fajtor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara