Këtë foto Bebe Rexha ja dedikon nënës

23:42 | 11 Korrik 2018

Bebe Rexha është këngëtarja shqiptare me famë botërore më e njohura dhe e përfolura në mediat rozë.

Në llogarinë e saj Instagram, numëron mbi 5 milionë ndjekës prej të cilëve pëlqehet dhe komentohet vazhdimisht,shkruan portali arbresh.info.

Në një imazh që ka postuar pak çaste më parë Bebe  shfaqet duke buzëqeshur, e gjithë kjo lumturi shkon për nënën e saj.

“Kjo foto është për nënën time sepse ajo thotë se nuk qeshi shumë në fotografi”, ka shkruar ajo. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale