Këtë emër ia kanë vënë Graniti dhe Leonita vajzës së posalindur

13:57 | 8 Tetor 2019

Futbollisti i njohur, Granit Xhaka para dy ditësh është bërë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Leonita, ka lindur vajzën e tyre, çifti duke u bërë kështu prindër për herë të parë, shkruan portali arbresh.info

Përmes postimit të fundit në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’, Leonita bëri të ditur se vajza e tyre është pagëzuar Ayana Xhaka.

“❤️Ayana Xhaka❤️ Nëna & Babai të duan përgjithmonë”, ka përfunduar Leonita.

Graniti dhe Leonita njihen si një nga çiftet që shumë shpesh e shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në çdo rast që munden, ndërsa tani me lindjen e vajzës postimet sigurisht se do të shpeshtohen.

Së fundi Xhaka është përzgjedhur edhe si kapiten permanent i klubit anglez në të cilin ai luan tash e sa vite, Arsenal./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara