“Kësulëkuqja”, kënga më e re nga Shaolin Gang

18:31 | 11 Janar 2019

Blunt dhe Real 1 kanë publikuar këngën e parë për këtë vit.

Blunt dhe Real apo siç njihen në publik Shaolin Gang, kanë publikuar këngën e re me titull “Kesulkuqja”.

Këtij projekti, dy artistët ia kanë shoqëruar edhe videoklipin, teksin e këngë e kanë shkruar vetë Blunt dhe Real, ndërsa për mix/masterin është përkujdesur Florent Boshnjaku.

Përveç kësaj kënge, Shaolin Gang po punojnë rreth projekteve të tjera gjatë kësaj periudhe.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Kesulkuqja” nga Blunt dhe Real 1.

Shpërndaje në rrjete sociale