Këngëtarja e njohur ‘shokon’ me deklaratën e saj: Nuk më duhet burrë për të pasur fëmijë

22:15 | 14 Prill 2019

Këngëtarja seksi ka bërë të ditur se mund të ketë fëmijë edhe pa pasur një burrë pranë vetes.

Këngëtarja amerikane, Cheryl, e ka parë dhurimin e spermës si ndër mënyrat më të mira për të pasur fëmijë pa qenë në lidhje.

Cheryl dëshiron të bëhet mama sërish dhe po konsideron të gjitha opsionet që ta realizojë, edhe pa qenë në një lidhje. Dhurimi i spermës është një ndër mënyrat që ajo ka menduar.

“Kam një mik që ka 2 fëmijë nëpërmjet donatorëve të spermës. Jo çdo gjë duhet të jetë tradicionale. Mund të kalosh vite duke kërkuar për të duhurin, duke pritur për kohën perfekte për të ngelur shtatzënë, e më pas zbulon që i duhuri është i gabuari. Sigurisht që ka rrugë të tjera që do konsideroj”, tha ajo./lajmi

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara