Këngëtarja e njohur bën transplant, shoqja i dhuron veshkën (FOTO)

14:54 | 14 Shtator 2017

Selena Gomez ka habitur fansat e saj kur zbuloi se i ishte nënshtruar një transplanti veshkash.

Ylli i popit dhe njëkohësisht aktorja 25-vjeçare, ka vuajtur nga lupsus, një sëmundje kronike auto-imune që prej vitit 2015.

Gjendja shëndetësore e saj bëri që bukuroshja t’i nënshtrohej verën e 2017 një transplanti veshkash.

Në përditësimin e Instagramit, ylli i muzikës ndau një foto, ku është shtrirë në spitalin e krevatit pas operacionit.

Mësohet se donatorja e veshkës është mikesha e saj më e mirë Francia Raisa.

Në postimin që Selena Gomez ka bërë në rrjetet e saj sociale, shpjegohet gjithçka me detaje se përse ajo i ka munguar skenës dhe se falënderon, familjen, mjekët dhe mikeshën për mbështetjen që i kanë dhënë.

selenaaaa_1505393311-3342432

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara