Kënga “You Can’t Stop The Girl” e Bebe Rexhës është dedikim

08:54 | 21 Shtator 2019

Bebe Rexha ka treguar se kujt i kushtohet kënga “You Can’t Stop The Girl”.

Bebe Rexha ditë më parë publikoi këngën “You Can’t Stop The Girl” në versionin audio.

Kjo këngë e këngëtares shqiptare është njëherësh kolonë zanore e “Maleficent: Mistress of Evil”.

Përmes një postimi në Twitter, Bebe ka bërë të ditur se kënga është dedikim për tenisten Serena Williams,

“E kam shkruar ‘You Can’t Stop The Girl’ për Serena Williams. Isha në studio një natë dhe dëgjova për të teksa shfaqej në US Open e veshur me fund të shkurtër pas kundërthënieve lidhur me veshjen e ngushtë sportive. Kështu që u frymëzova”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara