Keanu Reeves pranon se kishte simpati për Sandra Bullock

11:35 | 18 Maj 2019

Keanu Reeves ka pranuar se kishte simpati ndaj aktores Sandra Bullock.

Aktori 54-vjeçar e pranoi tek The Ellen DeGeneres Show këtë javë që gjatë filmimit të filmit të 1994-ës ai e kishte pëlqyer aktoren, mirëpo nuk kishte bërë lëvizje sepse donte t’i mbante gjëra profesionalisht, transmeton portali arbresh.info.

Gjatë emisionit, Ellen e shfaqi një klip ku aktorja e pranonte që e kishte pëlqyer aktorin vitin e shkuar.

“A e dije që ajo kishte pëlqim për ty?”, komediania e pyet Keanu, i cili u përgjigj: “Jo. Besoj që as ajo nuk e dinte që unë e kisha simpati po ashtu”.

“Ishte mirë të shkoja në punë”, tha aktori duke folur për kohën kur punonte me Sandrën për filmin aksion.

“Ajo është një person i tillë i mrekullueshëm, një aktore e tillë e mrekullueshme”, shtoi më tej Reeves.

Por duket se ata nuk mund të bashkohen tani, pasi që Sandra Bullock është në lidhje me fotografin Bryan Randall./Arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara