Kanye West konfirmon se është konvertuar në krishterim

18:26 | 14 Tetor 2019

Kanye West i ka konfirmuar spekulimet e kohëve të fundit se është konvertuar në krishterim.

42-vjeçari ka qëndruar në Washington gjatë fundjavës, ndërsa ka bërë një pjesëmarrje të paparalajmëruar në Universitetin Howard, ku është lëshuar dhe dëgjuar albumi i tij i ri, “Jesus Is King”.

Siç transmeton TMZ, gjatë asaj ndeje, reperi ka konfirmuar se është bërë zyrtarisht i krishterë, edhe pse nuk erdhi si befasi, pasi ka kohë që flitet për këtë gjë.

 

“Dua t’ju njoftoj se sot nuk jam këtu për t’ju argëtuar. Jemi këtu që ta përhapim ungjillin”, nisi të fliste West.

“Më falni nëse them diçka keq. Sapo jam konvertuar. Kjo do të thotë se jam shpëtuar së fundmi brenda këtij viti”, ka shtuar më tej reperi.

West ka thënë në të kaluarën se beson në Zot, porse nuk do të hyjë në ndonjë religjion, sepse mendon që fetë kanë të bëjnë më shumë me ndarjen dhe gjykimin, sesa në bashkimin e njerëzve. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara