Justin Timberlake prinë me albumin “Man Of The Woods” në Billboard

15:01 | 13 Shkurt 2018

Pas performancës në Superboël, Justin Timberlake vjen me një sukses tjetër. Albumi i tij i ri “Man Of The Woods” po prinë në top listën e Billboard 200, duke u bërë kështu albumi i katërt i tij që mban pozitën e parë.

Albumi ka dalë në treg me 2 shkurt, ndërsa për një javë ka arritur të shitet në 293 mijë kopje.

Kënga debutuese e albumit ishte “Flithy”, e cila u publikua me 9 janar dhe menjëherë arriti të renditet në pozitën e 20-të në top listën e Billboard Hot 100.

Kështu, Justin me albumin e tij të ri ka lënë pas edhe albumet e Migos, Ed Sheeran si dhe Bruno Mars./radiovalarinore/

Shpërndaje në rrjete sociale