Justin Bieber publikon fotografi pranë Haileyt nga “Disneyland”: Dua vetëm të shijoj jetën me juve

09:19 | 11 Korrik 2019

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë një nga çiftet më të pëlqyera ndërkombëtare, derisa arrijnë të rrëmbejnë vëmendje gjithnjë.

Çifti, të cilët filluan romancën e tyre vitin e kaluar, nuk mungojnë me dedikime emocionale në rrjetet sociale.

Përveç Hailey, një të tillë së fundmi e ka bërë edhe ylli i muzikës pop, i cili ka publikuar një fotografi pranë saj nga Disneyland.

“Dashuria më takon me ty, një ditë do jem baba duke u takuar me vajzat, nuk po e them së shpejti pasi nuk jam në nxitim. Vetëm dua të kënaqem me juve për një kohë”, ka shkruar mes të tjerash Justin.

Gjatë ditës së djeshme, ata festuan përvjetorin e parë të fejesës dhe gjatë kësaj periudhe dyshja kishin edhe kriza në romancën e tyre.

Theksojmë se këta të fundit janë martuar në fshehtësi në shtator të vitit të kaluar, teksa po planifikojnë edhe për një martesë të dytë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara