Johnny Depp tentoi të më merrte frymën, thotë ish- gruaja

19:28 | 13 Prill 2019

Aktorja e famshme, Amber Heard, ka deklaruar se ka siguruar dëshmi të reja që mbështesin pretendimet e saj për abuzim nga ish-bashkëshorti i saj, Johnny Depp.

Ajo gjithashtu i ka kërkuar gjykatës që të hedhë poshtë padinë prej 50 milionë dollarë që ka ngritur Depp kundër saj, pas akuzave për dhunë në familje.

Heard ka paraqitur një kërkesë në gjykatën e Qarkut në Fairfax të Virxhinias, ku përshkruan me dhjetëra raste të dhunës që aktori i famshëm ushtroi ndaj saj para dhe pas martesës.

Në dokumentet e Amber, shkruhet se Johnny e ka goditur, shtyrë, tërhequr për flokësh dhe madje ka tentuar që t’i marrë frymën.

Ndërkohë nga ana tjetër është Depp, i cili i ka mohuar të gjitha akuzat që janë adresuar në emër të tij.

Kujtojmë se pretendimet e aktores për dhunë në familje janë shfaqur vetëm pas divorcit të tyre. Amber ka publikuar online foto me plagë në fytyrë dhe krahë, që të mbrojë pretendimet e saj.

Ajo madje ka publikuar edhe imazhe të dhunës që Depp ka ushtruar ndaj saj në shtëpi. Ndërsa Johny ngriti një padi 50 milionë dollarë ndaj Heard duke thënë se ajo bëri gjithçka për reklamë të vetes dhe për të ngjitur shkallët e karrierës së saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara