Jo vetëm me algjerianin, Dhurata së shpejti duet me artistin gjerman

16:12 | 19 Qershor 2019

Dhurata Dora kohëve të fundit po i do shumë duetet.

Ajo 2 muaj më parë solli ‘Zemër’ në duet me Soolking, shkruan arbesh.info.

Bashkëpunimi i tyre ka rezultuar me sukses duke u klikuar në mbi 136 milionë herë.

Por, kjo nuk është e tëra nga këngëtarja kosovare për këtë vit.

Arbresh.info ka mësuar që partneri në duetin e ri të saj do të jetë një artist gjerman.

Kënga e tyre e përbashkët është ritmike verore dhe pritet të publikohet së shpejti edhe me videoklip./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara