Jennifer Lopez tallet me burrin e Beyonce-it

12:51 | 22 Qershor 2015

 

Këngëtarja dhe aktorja e famshme amerikane Jennifer Lopez, duket se nuk është në raporte të mira me reperi Jay-Z-i, i cili njëherit është edhe bashkëshorti i këngëtares Beyonce Knowles.

Se diçka nuk shkon në relacionin Jennifer Lopez – Jay Z-i, shumica janë bindur gjatë intervistës të cilën këngëtarja e ka dhënë para episodit të ri të emisionit televiziv “American Idol”. Kur gazetarja e ka pyetur Jenniferin nëse ka dëgjuar për shërbimin muzikor “Tida”, pronar i të cilit është reperi i famshëm, ylli latino-amerikan është përgjigjur: “Jo nuk kam dëgjuar dhe nuk më intereson!”. Gazetarja kishte vazhduar dhe i ka sqaruar Lopezit se për çka bëhet fjalë, por prapë Jennifer ka qëndruar në të veten.

“Nuk di asgjë rreth kësaj shpirt”, është arsyetuar J.Jo. se Jennifer vërtetë nuk di asgjë për këtë temë, apo ndoshta është e zemëruar ai nuk e ka përfshirë në këtë projekt, koha do të tregoj.

Vite më parë ishte raportuar se ka pasur një aferë mes dyshes së famshme, edhe pse në atë kohë që të dy ata ishin në martesë, por ata asnjëherë nuk e kanë mohuar dhe as pohuar këtë.

Dhe ndoshta pikërisht kjo ka qenë arsyeja pse ata tani janë të zemëruar me njëri-tjetrin. Jay-Z-i vazhdon të jetë në martesë me Beyonce, derisa Jennifer për momentin është beqare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara