Jake Lloyd: ngasë makinën si i çmendur

17:16 | 22 Qershor 2015

Jake Lloyd, është i njohur kryesisht për rolet e tij për të rinj si “Anakin Skywalker në Star Wars”.

Aktori Jake së fundmi, është arrestuar pas një ndjekje të gjatë ndaj makinës së tij që e ngiste si i çmendur në Karolinën e Jugut, të SHBA.

Mediet kanë shkruar se ndjekja për të, ka vazhduar gjatë për kohën sa Jake ishte dukë vozitur makinën në mënyrën më të tmerrshme, më këtë veprim ai ka rrezikuar të gjithë njerëzit që ndodheshin rreth tij.

Ndjekja për të përfundoi, pasi Jake humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me disa pemë.

Kjo ndjekje aktorit amerikan, thuhet se i është bërë për shkak të faktit se nuk kishte leje valide të vozitjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara