Ja si e ‘kalli’ Minatori’ mbrëmë (Video)

14:55 | 18 Shkurt 2017

Dje ishte 9 vjetori i Pavarësisë së Kosovës  dhe për nder të kësaj feste janë organizuar shumë ngjarje muzikore.

Një ndër to ishte edhe një ‘party’ me muzikë legjendare nga grupi Minatori në krye me solistin Naser Gjinovci, shkruan portali arbresh.info.

Ai ishte i pranishëm në një nga lokalet e Prishtinë dhe solli atmosferë festive duke argëtuar të pranishmit që ishin në numër të konsiderueshëm.

Arbresh.info ishte e pranishme ta përcillte ngjarjen dhe ju sjell një video ekskluzive./Arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara