Ja si dukej Leonora 20 vjeçare (FOTO)

21:30 | 5 Shtator 2017

“E bukura e Shqiptarisë”, është epiteti me të cilin u ‘ndesh’ që nga hapat e parë, drejtë një karriere kaq të bujshme e përplot suksese.

Për kë tjetër mund të flitet, veçse për këngëtaren e dashur, Leonora Jakupi, e cila i qëndroi besnike përherë zhanrit muzikor, ani pse me disa evoluime në trendin e kësaj industrie.

Këngëtarja, tash e sa vite prezente në skenën muzikore shqiptare, adhuruesve të saj u qëndroj afër me projekte e risi të cilat i ecën për së mbari, duke i’u ‘shndërruar’ në hite në periudhë të shkurtër kohore.

Leonora, e veçantë është edhe në pamjen e saj, stilin unik, i cili e bën të hyjë në grupin e këngëtareve më me elegancë, e aspak zhveshje të tepruar, shkruan Kosovarja.

Kjo lë të nënkuptohet se këngëtarja, e ka të qartë, se zhveshja nuk është potencial për të depërtuar për të mirë në syrin e publikut. Vokali e thjeshtësia, janë virtyte që i japin emrin kuptimplotë ‘artist’.

Këtë, po vazhdon ta bëjë të dukshme përmes çdo paraqitjeje të saj, duke qenë pëherë e freskët në pamje e me risi në stil.

Madje, pavarësisht moshës, lirisht mund të thuhet se Leonorës nuk i është dashur ndonjë ndërhyrje në fytyrë, për ta rinuar, si në fotot që Kosovarja do i sjellë për ju. Kanë kaluar vitet, por Leonora, mbetet një ikonë e bukurisë shqiptare.

leonora-1_1504636331-4984454

leonora-2_1504636331-4890266

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara