Ja përse Bebe Rexha i tha “Fuck You” Donald Trumpit (Video)

20:27 | 4 Prill 2017

Këngëtarja shqiptare në SHBA ka bërë një deklaratë të fuqishme në një koncert mbrëmë duke e sharë Donald Trump.
Ajo e ka fyer atë duke thënë “Fuck You”, derisa turma e ka mirëpritur këngëtaren shqiptare.

Kjo konsiderohet “sharja” më e madhe që një yll i njohur amerikan ja ka bërë një institucioni të lartë, si Presidenti, pas asaj që e bëri javë më parë Snoop Dog.

“Jam një vajzë e një emigranti. Nuk do të isha këtu nëse nuk do të ishte babai që do të më sillte në Amerikë nga Shqipëria. Kjo është shtëpia e njerëzve të lirë. Ndal shkatërrimit të Amerikës”, ka shkruar në Instagram Bebe, duke e postuar videon e koncertit të brendshëm.

Reagimi i këngëtares shqiptare vjen pas disa polemikave dhe debateve të shumta që janë duke u zhvilluar në SHBA pas marrjes se pushtetit të tij në janar të këtij viti.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara