Ja me kë darkojnë Viktoria dhe David Bekam

20:31 | 16 Gusht 2015

Viktoria dhe David Bekam kanë darkuar mbrëmjen e së premtes së bashku me ish menaxherin e Spice Girls Simon Fuller dhe gruan e tij Natalie Swatson në Beverly Hills, Kaliforni.

Ajo që ra në sy nga paparacët ishte se të dy çiftet ishin veshur pothuajse njësoj teksa drejtoheshin për në restorant “E Baldi”.

Viktoria dhe Natalie kishin zgjedhur fustane të zi ndërkohë që David dhe Simon kishin veshur këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza.

Pasi janë fotografuar kohët e fundit duke kaluar kohë me fëmijët e tyre në Los Anxhelos, ish futbollisti dhe stilistja Bekam duket se e kanë shijuar kohën e tyre vetëm pasi janë parë të lumtur dhe të relaksuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara