Ja djali i kujt është “Spinoza” i “Çka ka shpija (FOTO)

19:40 | 19 Prill 2017
A e keni ditur se aktori simpatik i serialit “Çka ka shpija”, Orik Morina i njohur me emrin artistik “Spinoza” është djali i një artisti?!
Babai i Orikut është Adrian Morina, i cili njihet po ashtu si një aktor i talentuar dhe i suksesshëm andaj edhe djali i tij s’ka si të mos i ngjajë,shkruan Magazina.al.
Adrian Morina ka luajtur para ca vitesh tek “3 Gjermanët e Trash” në rolin e “Hekuranit” së bashku më aktorin e njohur Naser Rafunen “Ganiun”.

Sot edhe djali i tij luan përkrah kolegut të babait në serialin vendor “Çka ka shpija” që transmetohet në televizionin publik RTK.

Po ashtu edhe nëna e Orikut, Pranvera është emër i njohur në gazetarinë kosovare.

Pranvera ka punuar gjatë si gazetare, kurse tash ne RTK ka përgjegjësi menaxheriale.

Më herët ka qenë redaktore e lajmeve qendrore, sot ajo me sukses e kryen punën si redaktore përgjegjëse e programit të mëngjesit ne Televizionin Publik të Kosovës.

Nderkohe përveç profesionit të njëjtë babë e bir kanë edhe diçka të përbashkët, që të dy e adhurojnë futbollin dhe ekipin londinez Chelsea.

Prindërit e Orikut kanë edhe një vajzë në moshë me të vogël se djali me emrin Hana. Se a do i ndjek hapat e babait dhe vëllait apo te nenes, mbetet të shihet në të ardhmen.

11

12

Lajmet më të lexuara