Ish-Miss Shqipëria: Përse i dhashë fund lidhjes treshe

13:52 | 17 Prill 2019

Dashuria poligame është një kapitull i mbyllur për Egla Harxhin.

E ftuar në emisionin e Rudisës, ish- Miss Shqipëria ka folur për jetën e saj private dhe ndjenjën e të bërit nënë.

Ajo ka treguar se ka vendosur ta rrisë djalin e vetme me ndihmën e familjes pasi nuk ka më besim tek askush.

“Unë jam rritur vetë me dado, por jam një person që e kam të vështirë të besoj dhe te pjesa e dados duhet të jetë dikush që i besoj, kam pasur mamin që ka bërë vajtje ardhje në Paris, kam pasur miq” tha Egla Harxhi.

Lidhja e ish-miss Shqipërisë, Egla Harxhi me Alesian dhe Ale de Basseville ishte një ndër më të përfolurat në mediat shqiptare. E pyetur se përse i dha fund asaj, Egla përmendi problematikat dhe zhgënjimet.

“Ti gjithmonë mëson nga këto gjëra. Nuk e konsideroj gabim, çfarë u bë u bë”, u shpreh ajo.

Deri te ndarja dyshimet erdhen pasi Egla u bë nënë dhe ajo me Alesian filluan të mos e ndjekin më një-tjetrën në Instagram, derisa u konfirmua se marrëdhënia treshe kishte marrë fund.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara