Ish- deputeti i PD flet për dashurinë dhe çokollatat me drogë

21:30 | 24 Nëntor 2019

Ish-deputeti Ervin Salianji është vënë përballë grupit të htuesit në emisionin “E diell”.

Ai u është përgjigjur pyetjeve pikante të vajzave dhe të Ervin Kurtit teksa ka folur edhe për dashurinë. Ndër të tjera, Salianji i pyetur se cila nga femrat e shoëbizit ia heq mendjen tha: Më ka ikur njëherë mednja, nuk ndodh më!

Ndërsa i pyetur nëse ka konsumuar kanabos, ish-deputeti i PD-së tha se ka ngrënë çokollata me kanabis në Amsterdam, por që kjo gjë nuk i ka dhënë lumtur.

Pjesë nga pyetjet

Të ka ikur mendja në dashuri, na thuaj emrin?

Kjo është puna juaj, e prokuroroëve, duhet ta gjeni.

Po për Majlindën çfarë mendon, kur e dëgjove se tha fjalën ‘kerporata’ dhe fjalimin e vjedhur nga Jorida Tabaku?

Është fatkeqësi e madhe që u jepet shansi të tregojnë idjotësitë e tyre. Mesa duket fati të rezervon surpriza të tilla, ku tregon se sa më shumë hiç je aq me hiç ke ngelur.

Me cilën nga vajzat e ‘Të Diellës’ do ta tradhëtoje të dashurën që ke aktualisht?

Tradhëtia është një gjë shumë e keq. Nuk mund të ndodhë kjo gjë. Nëse një njeri tradhëton parnterin që ka në krahë kemi të bëjmë me mos-kontrollin e vetes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara