Irkenc Hyka publikon këngën e re “Vonë”

17:04 | 28 Maj 2020

Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur Irkenc Hyka ka prezantuar projektin e tij më të ri muzikor.

Kënga e re me titull “Vonë” është e zhanrit baladë, e këtë projekt Ireknci e realizoi edhe me videoklip, shkruan portali arbresh.info

Për tekstin e kësaj kënge u kujdes Endrit Mumajesi (MUMA), muzikën e bëri vet Irkenci, miksimin JOJO, ndërsa videoklipin e punoi Max Production.

Irkenci po vazhdon të jetë tejet i angazhuar në prurje të ndryshme muzikore dhe tanimë ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes edhe falë projekteve që ka realizuar për artistë të tjerë të skenës shqiptare. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara