Infektohet me koronavirus Khloe Kardashian

14:26 | 29 Tetor 2020

Njëra prej motrave Kardashian, Khloe pranoi përmes një videoje se edhe ajo ishte diagnostikuar me koronavirus. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” dëgjohej duke folur në filmimin e realizuar disa kohë më parë.

“Sapo zbulova se janë prekur nga koronavirusi”, thoshte ajo. Një raport në shtator tregonte se Khloe po testohej për sëmundjen. Vetë ajo rrëfen se ishte mbyllur në dhomë dhe se për disa ditë kishte qenë shumë keq. Simptomat e saj përfshinin kollë, ethe, të vjella, dhimbje koke dhe ndjesinë që ndryshonte shpejt, një herë ftohtë pastaj shumë nxehtë.

Videoklipi u publikua një ditë pasi motra e saj, Kim Kardashian West, u kritikua ashpër për festën luksoze të 40 vjetorit që organizoi në një ishull privat me shumë të ftuar në një kohë kur pandemia ka marrë hov sërish dhe autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për distancim social e kujdes të shtuar./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara