Idris Elba hedh poshtë pretendimet se yjet paguhen për të thënë se kanë koronavirus

09:56 | 25 Mars 2020

Aktorit të njohur Idris Elba i ka ‘ardhur në majë të hundës’ .

Aktori 47-vjeçar kohët e fundit njoftoi se kishte testuar pozitivisht për koronavirus dhe së fundmi ka ‘plasur’ një teori konspiracioni, se fytyrat e njohura janë duke u paguar që të pretendojnë se janë prekur nga koronavirusi, transmeton portal arbresh.info

“Unë mendoj se debati për të pasur dhe të varfër, se kush po preket nga virusi e kush jo, nuk është debat i shëndetshëm”, tha aktori, për Entertainment Tonight.

“Është shumë e thjeshtë, unë bëra një test edhe dola pozitiv në Covid-19. A më bën kjo të dallueshëm? Këtë nuk e kuptoj”, shtoi ai.

Ai gjithashtu ka shtuar, se ‘të mendosh se dikush paguet për të thënë që ka koronavirus’ është një sëmundje tjetër e disa mendjeve.

Idris Elba dhe gruaja e tij kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Të tjerë të njohur që janë prekur nga virusi janë edhe Tom Hanks dhe gruaja e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara