I dashuri i Britney Spears njofton për gjendjen mendore të këngëtares

10:00 | 24 Prill 2019

I dashuri i Britney Spears, Sam Asghari ka dhënë lajmin e fundit për gjendjen e saj shëndetsore.

Fansat kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e këngëtares Britney Spears pas paraqitjes së saj në një qendër të kujdesit mendor, muajin e kaluar ku edhe dukej në gjendje shumë të keq, shkruan TMZ përcjell portali arbresh.info.

Por së fundmi  Sam Asghari ka dhënë lajme të mira për gjendjen e saj.

Në një xhirim të publikuar nga “TMZ”, Sam ka bërë të ditur se Britney është duke u përmirësuar dukshëm, dhe nuk ka nevojë të brengoseni për shëndetin e saj.

“Ajo është duke qenë mrekullueshëm, fatmirësisht për fansat e saj nuk kanë nevojë të jenë të shqetësuar, ajo është shumë mirë”, deklaroi ai.

Ndryshe kohëve të fundit fansat e saj kishin aluduar se ajo po mbahet dhunshëm në spital mendor, po i dashuri i saj i hodhi të gjitha poshtë me deklaratën e tij të fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara