Humori ka arritur kulmin e banalitetit: “Robert Aliaj largohet nga juria e Dance With Me”

00:26 | 30 Tetor 2018

Ai njihet për protagonizmin e tij dhe tipin kontravers që e tregon në çdo moment.

Robert Aliaj tashmë prej 6 vitesh është anëtarë i jurisë në spektaklin e kërcimit “Dance With Me“.

Natën e sotme gjatë një debati të vogël më çiftin konkurues Rashel dhe Seldi ai nuk ka komentuar performancën por  është marrë me situatën pas perfundimit të saj.

Roberti u shpreh se:  “Në spektaklet shqiptare humori dhe niveli i banalitetit ka arritur kulmin dhe kjo nuk është aspak normale sepse nuk mund të prishej një moment i atillë valsi me banalitetet çfarëdo lloji.“

Ai nuk ka pranuar të qëndrojë më duke u larguar por është rikthyer pas disa minutash dhe në një bisedë me Rashelin tha se nuk e kishte me performncën e saj sepse ishte shumë mirë por situatën e krijuar.

Ka qenë Alketa e cila ka mbrojtur Rashelin dhe gjithë sakrificën e saj në atë program edhe pse në një moshë shumë të re.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara